Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës/ Rama viziton shkollën “Mihal Grameno”, përfituese e programeve të kujdesit shëndetësor

10/09/2024 13:08

Me nisjen e vitit të ri shkollor, krahas zhvillimit të procesit mësimor, nisi edhe zbatimi i programeve në shkallë kombëtare, që kanë në qendër shkollën dhe që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve në moshë shkollore 6 deri në 14 vjeç, me zbatimin e një sërë procedurave depistuese për fëmijët, duke nisur që nga kujdesi dentar, kujdesi për shikimin, dëgjimin e së fundmi si një risi programi për depistimin e skoliozës. 

Shkolla “Mihal Grameno” në kryeqytet, të cilën sot e vizitoi Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu – është një prej institucioneve arsimore përfituese e programeve të kujdesit shëndetësor,  me 850 nxënës dhe me 1400 depistime në një vit, e cila ka pjesë të infrastrukturës së saj, kabinetin e mjekëve, kabinetin e depistimit te shikimit, si dhe kabinetin dentar, e ku tashmë për herë të parë do të shtohet Programi i Depistimit të Skoliozës.

Ndërsa sa i përket Programit më të ri që do të zbatohet, Depistimit të Skoliozës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu tha se “Ka të bëjë pikërisht me depistimin, diagnoztikimin e hershëm të fëmijëve që kanë problematika me skoliozën, duke nisur nga mosha 6 vjeç deri në 14 vjeç. Nga këshillat e mjekëve nëse kapet herët edhe mundësitë për të rehabilituar dhe rikuperuar janë shumë të shpejta. Së bashku me programin “Save the children” jemi duke bashkëpunuar për të trajtuar 200 mësues fizkulture, të cilët do të kenë mundësi që nëpërmjet vlerësimeve që i bëjnë nxënësve të evidentojnë kush janë ata fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje më të specializuar pastaj tek mjek fizioterapie apo ortoped.” – teksa shtoi se “Ndërkohë ka dhe një faqe website të dedikuar për mënyrën e ushqyerjes së shëndetshme, për stilin e shëndetshëm të jetesës. Mësuesit e fizkulturës kanë një rol kyç në këtë pikë. Janë 200 mësues fizkulture që do trajnohen dhe do të kenë mundësi më pas të fillojnë vlerësimet e fëmijëve që është e domosdoshmëri për t’i kapur sa më herët, gjithë problematikat që mund të vijnë si pasojë e të qëndruarit jo mirë në bankë, çantës së shkollës që mbahet me një peshë të konsiderueshme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA