Po punonte me linjën kabllore të internetit, humb jetën 22-vjeçari në Mat
10/09/2024 12:50
Një 22 vjeçar punonjës i një kompanie private kabllore në Mat ka humbur jetë në vendin e punës këtë të hënë.
Sipas të dhënave 22-vjeçari ka qenë duke punuar me linjën kabllore të internetit teksa dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën”-njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Top Channel