Një 51-vjeçar që kërcënoi të vriste me armë zjarri fqinjin e tij është arrestuar nga policia e Vlorës.

Ai kishte pasur një konflikt me fqinjin e tij, që kishte arritur në kërcënime serioze për jetën.

Në pranga ra E. B., 51 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, të fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA