Dyshohet se mori pjesë në rrëmbimin e Jan Prengës, Altin Hajri do të gjykohet në mungesë 

10/09/2024 15:44

Gjyqtari paraprak ka vendosur që Altin Hajri, i cili dyshohet si i përfshirë në rrëmbimin e Jani Prengës do gjykohet në mungesë.

Ky vendimi u dha gati një vit pasi gjykimi ishte pezulluar për ta njoftuar.

Njoftimi i plotë i GJKKO

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 16.12.2022 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.62/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit Altin Hajri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit Penal, “Fshehja dhe asgjesimi i kufomës”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 e 334/3 i Kodit Penal”.

2. Në seancën e datës 10.09.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 5/25/146, datë 10.09.2024 vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.62/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit Altin Haj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA