Detaje të reja kanë dalë për ngritjen e dronit në burgun e Burrelit.
Burimet i thanë gazetares së Top Channel Anila Hoxhës se Taulant Ahmetsulaj, është paraqitur në prokurori dhe ka dhënë se i biri katër vjeç të cilit i kishte blerë dron i ka thënë “që i ka humbur droni.”
Është marrë dëshmia e tij thanë burimet si dhe ka dorëzuar edhe pjesën tjetër të komandimit.
Grupi i hetimit tha se për momentin ky shtetas është i dyshuar për ngritjen e pajisjes pavarësisht versionit që e ka thënë pasiështë paraqitur me dëshirën e tij në prokurori e Dibrës.
“Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.” Tha nje nga anëtarët e grupit të hetimit për Anila Hoxhën
Top Channel