Foto Ilustruese

Një 46-vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor këtë mëngjes në Kukës.

Shtetasi me iniciale A.I. po drejtonte automjetin e tij, tip “Mitsubishi”, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”.

Për shkak të plagëve të rënda, 46-vjeçari ndërroi jetë, ndërkohë që e plagosur mbeti vajza e tij e mitur, që udhëtonte me të në automjet. Nuk dihet çfarë shkaktoi aksidentit tragjik, ndërkohë që pritet zbardhja e aksidentit nga grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA