Serbët kanë bllokuar kufirin në Jarinje në Kosovë, duke mos lejuar automjetet të kalojnë.

Pak para orës 18:00, në Jarinje ka pasur një numër të lartë të automjeteve që prisnin të hyjnë në Kosovë. Pas rreth një ore, serbët janë mbledhur në një protestë, duke ndaluar qarkullimin në drejtim të Kosovës.

Policia e Kosovës nga ana tjetër ka lejuar këdo të kalojë që dëshiron të kalojë kufirin.

Në anën tjetër të kufirit janë tre persona që mbajnë një pankartë me kërkesat e serbëve, si largimin e njësisë speciale të Kosovës nga veriu, kthimi i pronave dhe të kthehet prapa vendimi për dokumentet, e KFOR-i të marrë përgjegjësinë për sigurinë sipas rezolutës 1244.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA