Dorëheqja e Rrumbullakut, ministri Hoxha: Është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish

06/09/2024 10:15

Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm në detyrë prej 1 gushtit, njoftoi sot një mori me ndryshime në Ministrinë që drejton, pas ngjarjeve të rënda të gushtit, ku kishte disa vrasje, plagosje apo dhunë.

Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut si drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hoxha e falenderoi për punën e tij dhe tha se ka ardhur dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish

Ministri Ervin Hoxha: Dua të përgëzoj sinqerisht punën e deritanishme të drejtuesve të Policisë së Shtetit, me në krye dikur eprorin dhe sot mikun tim, Drejtorin e Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Mirënjohje për të dhe për të gjithë ata që e sollën stafetën deri këtu me profesionalizëm dhe përkushtim ndaj uniformës, duke e thelluar më tej transformimin e Policisë së Shtetit.

Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian.

Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA