Debati pa media në Këshillin e PD/ Murrizi: Bardhi e Gjekmarkaj diversantë, të votohen. I përgjigjet Noka: Kanë bërë betejë në Parlament kundër Ramës

06/09/2024 20:18

Myslym Murrizi dhe Flamur Noka janë përfshirë në një debat në mbledhjen e Këshillit të PD me dyer të mbyllura.

Në diskutimin e tyre ata kanë përmendur Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, për të cilët Murrizi tha se janë diversantë dhe se duhet të zgjidhen me votë. Në përgjigje, Noka u shpreh se Gjekmarkaj e ka dënuar arrestin e Berishës, ndërsa Bardhi ka luftuar Ramën.

Myrrizi: E kemi parë në media me kohë listën e drejtuesve të qarqeve. Agron Gjekmarkaj ka thënë do hidhem nga ballkoni po erdhi Berisha. Si mund të motivohen demokratët? Ne e nisëm foltoren që të ketë vlerë vota. Por Bardhi dhe Gjekmarkaj nuk u zgjodhën me votë. Erdhën si të bashkuar në diversitet e na u bënë diversantë. Të vijnë të votohen. Pyet Bardhin pse se ke çuar emrin e Berishës si anëtar i Grupit Parlamentar. Bardhi thotë nuk është e vërtetë, është dërguar në maj. Pse drejtuesit politik mos të votoheshin?

Noka: Gjekmarkaj si nënkryetar i PD artikulon në çdo institucion ndërkombëtar kërkesën për lirimin e liderit tonë. Vetëm të bashkuar ecim drejt fitores. Gjekmarkaj është njeriu që ka bërë më shumë për të dënuar burgimin politik të Berishës, me shumë se askush tjetër, duke komunikuar me kancelaritë e huaja. Jemi bashkuar dhe duhet te bashkohemi edhe me pjesët e tjera. Bardhi ka bërë betejën me të fortë në Kuvendin e Shqipërisë, kundër Ramës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA