Ervin Hoxha, Ministër i Brendshëm në detyrë prej 1 gushtit ka patur pak dalje publike e deklarime mediatike.

Pavarësisht këtij profili të ulur, këto 36 ditë në detyrë, i ka përdorur për të hartuar një mori me ndryshime në Ministrinë që drejton, pas ngjarjeve të rënda të gushtit, ku kishte disa vrasje, plagosje apo dhunë.

Gazetarët e Top Channel, Doriana Bezat dhe Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë mundur të mësojnë atë që pritet të shpalosë ministri Hoxha paraditen e së premtes.

Priten ndryshime të shumta në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke përfshirë të gjithë zinxhirin drejtues dhe drejtuesit e drejtorive vendore.

Gjithashtu priten ndryshime edhe në drejtimin e drejtorive në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA