Linjë direkte ajrore Talin-Tiranë! Begaj në Estoni: Më shumë turistë drejt Shqipërisë, më shumë shkëmbime tregtare mes dy vendeve

05/09/2024 13:43

Linja direkte ajrore Talin-Tiranë do të shtojë numrin e turistëve nga Estonia drejt Shqipërisë, do të rrisë shkëmbimet ekonomike dhe do të afrojë më shumë të dy popujt.

Kështu deklaroi Presidenti Bajram Bagaj, gjatë takimit që zhvilloi në Estoni me homologun e tij, Alar Karis, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Republikat Baltike.

Zyra e shtypit e Presidencës bën të ditur gjithashtu se forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, finalizimi i procesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi për sigurinë kibernetike, Ukraina dhe reagimi kundër agresionit rus, ishin në fokus të bisedës në takimin kokë më kokë mes dy Presidentëve.

Në takim u vlerësua ndihma estoneze ndaj Shqipërisë përballë pasojave nga sulmi kibernetik i vitit 2022 dhe, në këtë aspekt, Presidenti Begaj theksoi se ky bashkëpunim mund të thellohet përmes akademisë estoneze për trajtimin dhe kualifikimin e të rinjve shqiptarë në fushën kibernetike.

Gjatë vizitës në Talin, Presidenti i Republikës, i shoqëruar nga homologu estonez, zhvilloi edhe një vizitë në Memorialin e Viktimave të Komunizmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA