Prifti italian ‘antimafia’ sulmohet nga të panjohur në Romë (fotot)

04/09/2024 17:31

Don Antonio Coluccia raportohet se ishte në krye të një marshimi kundër krimit, kur u sulmua papritur me dërrasa, shishe e shkopinj.

I njohur në vend si ‘prifti antimafia’ ai është prej vitesh një zë kundër trafikut të drogës në Romë dhe kishte marrë disa kërcënime për aktivitetin e tij.

49 vjeçari Coluccia kishte mbrojtje nga autoritetet pas sulmeve te mëparshme, por kjo nuk i shërbeu gjatë marshimit të së dielës kur u godit në zonën Quarticciolo të Romës, nga të panjohur me te cilët ndaloi pe te folur.

Prifti njihet për retorikat e tij te ndërgjegjësimit ndaj trafikanteve te drogave si dhe per konvertimin e shtëpisë së një ish-mafiozi në një strehë për të pastrehët e të droguarit.

Pas incidentit ai u mor me shpejtësi nga oficerë të sigurisë, por nuk dihet përse ndërhyrja e tyre nuk u bë më herët.

“Do të rikthehem, jam i përkushtuar t’i shërbej qytetit,” tha dje Coluccia për mediat pas publikimit të lajmit të sulmit. “Do të përpiqem për drejtësi dhe për qytetarët e ndershëm të kësaj zone. Të dielën ndalova për të folur me disa të rinj dhe ja çfarë ndodhi. Është një situatë e keqe”./The Guardian/

FOTO GALERI
1/2
49 vjeçari Coluccia kishte mbrojtje nga autoritetet pas sulmeve te mëparshme, por kjo nuk i shërbeu gjatë marshimit të së dielës kur u godit në zonën Quarticciolo të Romës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA