Indianët e rekrutuar në ushtrinë ruse për të luftuar në Ukrainë, kanë folur së fundmi nga linjat e frontit për shpresat e lirimit dhe kthimit në shtëpi, në dukje të rritura pas takimit mes Narendra Modi e Vladimir Putin.
“Dua të shoh qiell pa dronë e raketa, nëse arrij të dal gjallë nga Rusia e Ukraina”, thotë 24 vjeçari indian Hardeep Gill, i ngecur në konfliktin më të rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Gill, nga rajoni Punjab, është një nga rreth 100 qytetarë indianë që e gjetën veten duke luftuar për Rusinë në Ukrainë, të joshur me teknika te ndryshme nga trafikantë e rekrutues, për të shtuar numrat e ushtrisë së Putin, shkruan rrjeti britanik The Independent.
Gill foli me rrjetin Independent me anë të WhatsApp nga lindja e Ukrainës, pa u kuptuar nga shefat rusë.
“Mund të vdes në çdo moment. Jam në një vend të rrezikshëm që sulmohet vazhdimisht me dronë,” thotë ai, duke shtuar se shkoi në Rusi në dhjetor për të marrë një vulë në pasaportë që më pas te mund të udhëtonte drejt Britanisë.
Por pasi kishte mbetur pa para ishte bindur nga premtimet e rekrutuesve për të shkuar në ushtri.
Gill nuk është i vetmi indian që ndjehet i braktisur nga qeveria e tij në frontin e luftës në Ukrainë, teksa 97 indianë janë identifikuar nga Delhi si të rekrutuar në ushtri, tetë prej të cilëve janë vrarë.
Gill tregon për realitetin mizor të luftës, teksa punon në fron 14 deri 15 ditë radhazi duke gërmuar hendeqe ose duke dhënë mbështetje për ushtarët e frontit.
Ushqimi është i pakët dhe Gill nuk ka ngrënë një vakt të plotë prej ditësh, ndërsa sulmet ajrore ukrainase bëjnë çdo moment ‘një luftë mbijetese.’
India ka lidhje të forta ekonomike e diplomatike me Rusinë por edhe vizita e Modi në Moskë nuk soli rezultatin e pritur për indianët në front.
Një tjetër rekrut, 32 vjeçari indian Umair Mir (emri i modifikuar), nga Kashmir u bë baba pak u rekrutua nga rusët, por ende nuk e ka parë djalin e tij, tregon i vëllai Afnaan Mir, për rrjetin The Independent.
Ai shton se Mir, u gënjye nga një transmetues në rrjetin YouTuber që i premtoi punë në Dubai por qe kishte organizuar dërgimin e tij në Rusi në fund të vitit që shkoi për të punuar si “ndihmës”.
Mir dhe indianë të tjerë po presin që të jenë gjallë në fund të kontratës së tyre me ushtrinë ruse, ose një marrëveshje qeveritare për lirimin e kthimin ne shtepi./Independent/
Top Channel