Mediat perëndimore thonin sot se “diktatori i çmendur” i Venezuelës Nikolas Maduro ka afruar datën e festës së Krishtlindjeve më 1 tetor.
The Sun shkruan se Maduro njoftoi në televizion se po ndryshonte kalendarin e festave pasi ‘nuk i pritej deri në fund të vitit’.
Ai tha: “Jemi në shtator por mua më duket sikur jemi në Krishtlindje. Prandaj këtë vit, për nderin tuaj, po lëshoj një dekret për afrimin e Krishtlindejve më 1 tetor”.
Zakonisht qeveria e tij shton ndihmat në pako ushqimore për më të varfrit gjatë fiestave festive, kështu që Krishtlindjet e hershme janë një lajm i gëzuar për shumae banorë.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që lideri ndryshon datat e festave popullore, sidomos Krishtlindjet të cilat në vitin 2020 nisën në 15 tetor, kurse në 2021 nisën nga 4 tetori.
Vendimi i ‘bujarisë’ nga Maduro erdhi disa orë pasi njoftoi kërkimin kriminal për kreun e opozitës.
Fitorja e dyshimtë e zgjedhjeve nga Maduro u kontestua nga opozitari Edmundo González, grupi i të cilit tregonte se statistika se në fakt kishin fituar zgjedhjet.
Ai është fshehur tashmë pasi autoritetet e Maduros e kërkojnë për akuza të lidhura me terrorizëm.
Në lidhje me idenë e tij revolucionare për “Krishtlindjet e hershme” Maduro insistonte: “Krishtlindjet do të jenë më 1 tetor. Të gjithë ta dinë se jemi në Krishtlindje, kemi paqe, lumturi e siguri”.
Presidenti do të nisë mandatin e tij të tretë nga janari 2025 bazuar ne rezultatet aktuale të zgjedhjeve, që janë dënuar nga Perëndimi.
SHBA ka thënë se kanë prova se Gonzalez i ka fituar zgjedhjet.
Maduro raportohet gjithashtu se ka nisur një fushatë shtypjeje e arrestimesh ndaj kundershtarëve politikë me qindra arrestime, sipas zyrtarëve të OKB./The Sun/
Top Channel