Financierët Rothschild ndihmojnë Ukrainën për ristrukturimin e borxhit të luftës (fotot)

04/09/2024 18:11

Këshilltarët kryesorë financiarë të Kievit, bankat Rotschild, kishin rënë dakord në një takim kokë më kokë me aksionerët e borxhit për pezullim të përkohshëm të pagesave në korrik 2022, disa muaj pas nisjes së luftës.

Kësaj jave është njoftuar për një tjetër marrëveshje me investitorët për ristrukturim të borxhit prej rreth 20 miliardë dollarë. ‘Aksionerët’ përfshijnë gjigandët financiarë amerikanë BlackRock e Pimco, gjigantin francez Amundi – të cilët ishin mes atyre që pranuan ngrirjen e borxhit në 2022 pas nisjes së konfliktit.

Grupeve raportohet se kanë rënë dakord të pranojnë humbje prej 37%, $8.7 miliardë, në ‘vlerën nominale’ të borxhit, shkruan agjencia Reuters.

FMN ka konfirmuar parametrat e marrëveshjes, megjithë se raportohet se i ka dhënë veçmas $122 miliardë Ukrainës. Si FMN dhe kreditorët e vendit, kanë nënshkruar akordin sipas një deklarate të publikuar sot në bursën e Londrës, ‘London Stock Exchange.’

Ristrukturimi i lejon Kievit të mbajë $11.4 miliardë për tre vitet e ardhshme, shkruan rrjeti Reuters, duke e përshkruar marrëveshjen si një nga më të shpejtat e më të mëdhatë në histori, më e vogël si total vetëm sesa ‘ristrukturimet’ e kryera me Greqinë dhe Argjentinën gjatë krizës së tyre financiare.

Reuters shkruan se aksionerët kërkojnë tashmë rinisjen e pagesave të borxhit që sipas tyre “ofrojnë rrugën drejt rekuperimit, dhe e rëndësishme është të bëhen sa më thjesht”, shkruante stafi i FMN.

Reuters shtonte se rezultati final kishte 97% mbështetje nga aksionerët.

FOTO GALERI
1/2
Ristrukturimi i lejon Kievit të mbajë $11.4 miliardë për tre vitet e ardhshme 'per nevojat e luftes'

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA