Erdogan pret presidentin egjiptian Sisi në Ankara (fotot)

04/09/2024 19:08

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pranuan sot të forcojnë “bashkëpunimin mes vendeve”, kryesisht për konfliktin e rëndë në Palestinë, duke i dhënë fund në dukje një ftohjeje gati dhjetë-vjeçare.

Presidenti turk priti në aeroport homologun në vizitën e tij të parë zyrtare në Turqi, duke e quajtur “vëlla i dashur nga Egjipti”, edhe pse pesë vjet më parë e përshkruante si “vrasës e tiran”, shkruan rrjeti AFP.

“Ne do të tregojmë përgjegjësi për komunitetin ndërkombëtar por për fat të keq disa vende janë të përfshira në krimet që Izraeli po kryen në Gaza, duke i dhënë atij mbështetje të pakushtëzuar”, tha Erdogan.

“Asnjë hap nuk po merret për të ndaluar politikat e masakrës së Netanyahu e qeverisë së tij, që rrezikojnë rajonin e botën. Të gjithë duhet të kuptojnë se sa e paparanueshme është një panoramë e tillë”, shtoi Erdogan.

Presidenti egjiptian El-Sisi, mbështeti homologun turk:

“Dua të theksoj unitetin e qëndrimeve të Turqisë e Egjiptit në kërkimin e një armëpushimi për ofensivën aktuale të Izraelit në Bregun Perëndimor, dhe për aspiratat e popullit palestinez për shtetin e pavarur me kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin lindor si kryeqytet”.

“Kemi rënë dakord të konsultohemi gjithashtu mes institucionesh për konfiktin në Libi, për mbajtën e mundshme të zgjedhjeve atje dhe për largimin nga vendi të forcave të huaja, ilegale, e mercenare”, shtoi egjiptiani, duke përmendur gjithashtu përpjekje për ulje të përshkallëzimeve në konfliktin në Sudan dhe rrezikun në Somali./AFP/

FOTO GALERI
1/5
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pranuan sot të forcojnë “bashkëpunimin mes vendeve”, kryesisht për konfliktin e rëndë në Palestinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA