Shembet papritur ndërtesa e banimit në qendër të Kairos (fotot)

03/09/2024 19:19

Pesë njerëz kanë mbetur të plagosur nga shembja e papritur e një ndërtese disa katëshe në zonën qendrore Heliopolis në Kairo, teksa deri tani nuk raportohet për viktima, thanë autoritetet.

Guvernatori Ibrahim Saber tha se shkaku i shembjes së ndërtesës ishin modifikimet e brendshme në apartamentet e ndërtesës.

“Modifikimet kanë kompromentuar integritetin e strukturës duke cuar në këtë fund katastrofik”, tha Saber duke shtuar se kërkimet vazhdojnë për njerëz të bllokuar nën rrënoja, duke komunikuar me qendra zëri me të mbijetuar të mundshëm.

Forcat e sigurisë kishin rrethuar vendin e shembjes për largimin e rrënojave dhe finalizimin e operacioneve.

Aksidenti rëndë është katastrofa më e fundit në një seri dështimesh të ndërtesave në Egjipt vitet e fundit, ku janë plagosur e kanë humbur jetën rezidentë./AFP/

FOTO GALERI
1/3
Pesë njerëz kanë mbetur të plagosur nga shembja e papritur e një ndërtese disa katëshe në zonën qendrore Heliopolis në Kairo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA