“Po dridhen xhamat e dritareve”/ Shpërthim i fuqishëm pranë Beogradit

03/09/2024 17:13

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në afërsi të Beogradit të Serbisë.

Sipas disa mediave serbe, thotë Telegrafi, qytetarët që jetojnë në Vinça kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

Kjo është pohuar nga disa përdorues të rrjeteve sociale, sipas të cilëve një shpërthim i fortë është dëgjuar nga drejtimi i Vinça-s. Disa thonë se u dridheshin xhamat e dritareve.

“Në Vinça është ndjerë një shpërthim i fortë. Dritaret u drodhën”, ka shkruar një nga ndjekësit e faqes në Instagram. Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë kanë thënë për portalin N1 se aktualisht janë duke kontrolluar se çfarë po ndodh në terren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA