Identifikohet kufoma e gjetur afër shkollës 9-vjeçare në Tiranë, në trupin e pajetë të 75-vjeçarit…

03/09/2024 10:37

Një trup i pajetë është gjetur këtë të martë në Tiranë.

Sipas policisë, trupi i pajetë dyshohet të jetë i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA