Një trup i pajetë është gjetur këtë të martë në Tiranë.
Sipas informacioneve, kufoma është gjetur pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë. Trupi i pajetë është i gjinisë mashkull.
Trupi i cili kishte 4-5 ditë është gjetur nga roja i shkollës jashtë rrethimit të godinës.
Sipas policisë, trupi i pajetë dyshohet të jetë i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
“Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.
Top Channel