Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të martë në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”.
Rreth orës 05:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës është përplasur me automjetin autobot.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtatë ushtarakë, të gjithë banues në Shkodër.
Të lënduarit janë shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç.
Ata janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel