Drejtori italian i Audi, ekspert alpinist, bie për vdekje gjatë ekskursionit malor (fotot)

03/09/2024 16:54

Një nga drejtorët e lartë të kompanisë Audi ka rënë për vdekje gjatë një ekskursioni në malet e kufirit italo-zvicerjan, megjithëse ishte apinist i vjetër, sipas raportimeve.

62 vjeçari Fabrizio Longo, shefi operacioneve të grupit Audi për Italinë, ishte duke u ngjitur në majën 3000 metra të lartë Cima Payer në malet Adamello në veri të Italisë, kur kishte rënë papritur drejt vdekjes.

Ngjarja u pikas nga një tjetër alpinist dhe grupet e shpëtimit shkuan me shpejtësi drejt vendit të aksidentit, por viktima u shpall i vdekur në vendngjarje.

Një helikopter transportoi trupin e Longo në spitalin e Carisolo. Një hetim ka nisur mbi vdekjen e tij dhe data e funeralit pritet të njoftohet pasi trupi t’i jepet familjarëve.

Shkaqet e rrëzimit e të vdekjes mbeten të paditura.

Longo kishte lindur në Rimini në 1962 dhe nisi karrierën me prodhuesit e makinave Fiat në 1987. Ai punoi në marketing para se të drejtonte degën e automobilëve Lancia në 2002, shkruajne mediat.

Alpinisti entuziast vizitonte shpesh malet Adamello dhe është përfshirë në fushata sensibilizimi për mbrojtjen e ambjentit të tyre.

FOTO GALERI
1/3
62 vjeçari Fabrizio Longo, shefi operacioneve të grupit Audi për Italinë, ishte duke u ngjitur në majën 3000 metra të lartë Cima Payer në malet Adamello në veri të Italisë, kur kishte rënë papritur drejt vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA