Pesë persona u shpallën fajtor për akuzën e furnizimin me shumicë të kanabisit nga Northampton në Buckinghamshire dhe Essex, janë burgosur për një total prej më shumë se 15 vjetësh.

Në dhjetor 2022, oficerët e policisë nga Njësia e Operacioneve Speciale në East Midlands (EMSOU) filluan të hetojnë aktivitetet e një grupi personash të dyshuar se ishin të përfshirë në furnizimin e drogës së klasit B brenda Northampton dhe më gjerë.

Grupi u shiste kontakteve të krimit të organizuar në Milton Keynes dhe Essex, me dërgesa të shumta deri në 10 kg të drogës ilegale të dorëzuara në kuti kartoni dhe qese plastike.

Grupi Northampton drejtohej nga Fjoraldo Lazaj, 26 vjeç, i njohur ndryshe edhe si Fjori, i cili rregullonte shitjet me kontaktet e tij kriminale.

Më pas Lazaj organizoi dorëzimet e kanabisit në Northampton, si dhe dërgesat jashtë qarkut, të kryera nga bashkëpunëtorët e tij Almano Dano, 33 vjeç, Denis Mukaj, 27 vjeç dhe Aldi Mukaj, 33 vjeç.

Më 18 qershor 2022, policia ndaloi një makinë të tyre ku u gjetën katër thasë me kanabis në total 10 kg, me një kod postar Essex.

Gjithashtu u gjetën katër telefona celularë të cilët përmbanin informacione në lidhje me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.

Mohamoud Ahmed, 29 vjeç, nga Sorrell Drive, Neëport Pagnell, u identifikua si blerësi i Milton Keynes që punonte me grupin Northampton.

Ai u arrestua dhe u akuzua për konspiracion për furnizimin e një droge të klasit B (kanabis), posedim me qëllim furnizimin e klasës B (kanabis) dhe posedim të pasurisë kriminale (para të gatshme).

Të akuzuarit u deklaruan fajtor në gjykatë dhe më 23 korrik, katër burrat në grupin Northampton u paraqitën para Gjykatës së Kurorës së Northampton për dënim.

Lazaj, nga Raeburn Road, Northampton, u dënua me katër vjet e katër muaj burgim.

Dano, nga Gordon Street, Northampton, u dënua me tre vjet e katër muaj burgim.

Denis Mukaj, nga Bective Road, Northampton, dhe Aldi Mukaj, nga Gladstone Road, Northampton, u dënuan të dy me dy vjet e tre muaj burgim.

Të hënën, më 19 gusht, i pandehuri i fundit Ahmed doli para së njëjtës gjykatë ku u dënua me gjithsej tre vjet burgim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA