Një adoleshent me një “të ardhme të shkëlqyer” është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Brazil pas një ataku të papritur kardiak.
19 vjeçari Matheus Pavlak, kishte transformuar trupin e tij pasi kishte vuajtur më parë nga obesiteti, por tashmë konkurronte në kompeticionet e ‘bodybuilding’ në qytetin e tij.
Vdekja e te riut ka shtangur komunitetin per shkaqet e mundshme te atakut kardiak.
I biri i një oficeri policie konkurronte rregullisht në eventet sportive të Santa Catarina ku jetonte dhe këtë vit ishte renditur në vend të pesë dhe të gjashtë në kompeticionet rajonale.
Por tragjikisht i riu u gjet i vdekur të dielën në shtëpinë e tij sipas raportimeve, nga një atak kardiak, edhe pse nuk kishte pasur kurrë probleme me zemrën.
Matheus postonte shpesh foto e video të punës për transformimin e trupit të tij, duke treguar sesi ishte kthyer nga një i ri ‘bullafiq’ në një atlet me muskuj të mprehtë, brenda disa viteve.
Në një prej imazheve i ndjeri shkruante: “Nuk ka rëndësi sa e vështirë apo e pamundur të duket ëndrra jote, mjafton vetëm ta dëshirosh”. /Daily Mail/
Top Channel