27/12 11:43
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkon që së bashku me deputetët e tjerë të PD-së zyrtare të zenë ulëset e para në sallën e parlamentit.
Në shkresën që mban datën 24 korrik, thuhet që sikurse ligji e parashikon, rreshtat 1-7 të jenë në dispozicion të grupit parlamentar demokrat. Më tej, thuhet që në rreshtat 8-9 të grupet e tjera parlamentar të opozitës, bashkë me deputetët jashtë grupeve parlamentare.
Në këtë mënyrë, Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij spostohen nga rreshtat e parë në rreshtat e fundit në sallë.
Top Channel