Një ish-drejtor i rojës bregdetare libiane i kthyer ne super-trafikant, Abd al-Rahman Milad është vrarë dje në një sulm me armë në perëndim të kryeqytetit Tripoli. I njohur gjithashtu me pseudonimin Bidja, ai qe i lidhur me trafikun e emigrantëve dhe akte të rënda dhune ndaj tyre.
Milad, ose Bidja, drejtonte trafikun e emigrantëve e gjithashtu të karburantit, i kërkuar nga Interpol dhe “i sanksionuar nga OKB”, shkruan rrjeti infomigrants.net.
Në imazhe të rrjeteve sociale shihej makine e atentati e mbushur me vrima plumbash, me atë që supozohej të ishte trupi i Milad brenda.
Nuk ka infromacione për autorët e atentatit por mediat vendase thonë se vdekja e tij është fundi i një epoke kriminelësh që terrorizonin vendasit dhe emigrantët në Tripoli.
Bidja ose Abd al-Rahman Milad ishte bërë i njohur prej vitit 2017 për aktivitete kriminale dhe dhunë ndaj emigrantëve.
Gazetare italiane jepnin sot lajmin e atentatit;
Trafikanti kishte aq influencë sa vjet Milad ishte prezent në një takim zyrtar në Itali “për të diskutuar strategji të ndalimit të emigracionit me autoritetet italiane.
Trafikantët në Libi kanë përfituar nga kaosi politik dhe pasiguria e brendshme që prej konfliktit që përmbysi liderin popullor vendas Muammar Gaddafi në 2011.
Top Channel