Tjetër ngjarje në Maliq në pak ditë/ Dhunoi bashkëshorten dhe babanë, bie në pranga 42-vjeçari
02/09/2024 09:31
Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dhunoi bashkëshorten dhe babanë e tij në banesën e tij në fshatin Pendavinj të Maliqit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi M. K. ka ushtruar vazhdimisht dhunë për motive të dobëta, ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, të cilët u pajisën me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi M. K. ka dëmtuar me sende të forta, orenditë shtëpie dhe automjetin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel