Një 37-vjeçar është vënë në pranga, pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua nga policia.
37-vjeçari e theu masën e sigurisë për të shkuar në një lokal, aty ku edhe u arrestua.
“Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë operacionit të koduar “Peraj” u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale A. P., banues në fshatin Peraj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Top Channel