Fjalimi i kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali do të çelë seancën e parë të këtij sesioni parlamentar sot, më 2 shtator.
Seanca që është parashikuar të mbahet në orën 17:00, pritet të jetë e shkurtër, por do të reflektojë qëndrimet e palëve për disa nga temat kryesore të debatit politik gjatë muajve të ardhshëm.
Veç Kryetares së Kuvendit, sot pritet të marrin fjalën edhe Niko Peleshi, Gazment Bardhi, Mesila Doda dhe Agron Duka në cilësinë e krerëve të Grupeve Parlamentare.
Pas seancës së të hënës, e radhës është ajo e 12 shtatorit, ku priten dy vendime të rëndësishme sa i përket mandatit të deputetëve socialist Olta Xhaçka dhe Vullnet Sinaj.
Mocioni për mandatin e deputetit Sinaj do të shqyrtohet nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në një mbledhje të thirrur në datën 4 shtator.
Ndërkohë, sa i përket punimeve të komisioneve parlamentare, në javën e parë të shtatorit është caktuar deri më sot vetëm mbledhja e komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, që pritet të mbahet më 3 shtator.
Top Channel