Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është përplasur me socialistin Eduard Shalsi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Bardhi deklaroi se shtyrja e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit po bëhet për të shantazhuar kreun e KLSH.
Bardhi: Është e pa precedentë shtyrja e raportit. Po e përdorni ketë për të shantazhuar kreun e KLSH. Kjo po ndodh për interesa personale dhe është e pa pranueshme.
Bardhi: Kemi ligje si iniciativë e deputetëve të cilat kanë nga tri vite në sirtare. Shpresoj shumë që të futen me prioritet në kalendare për t’u shqyrtuar. Janë propozime të rëndësishme që vijnë nga opozita.
Gjithashtu dua të theksoj problemin e zvarritjes së mandatit të Olta Xhaçkës. Shpresoj shumë dhe ju bëj thirrje të vazhdohet pa humbur kohë që kjo çështje të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Në Këshillin e Legjislacionit edhe deputet e PS, ranë dakord që mocioni t’i pËrcillet Gjykatës, dhe shpresoj që në seancën e 12 shtatorit kjo të ndodhë.
Kam edhe një çështje të rëndësishme që lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kërkuat që debati për këtë çështje dhe ngritja e një komisioni parlamentar për të adresuar problematikat, të ndodhë në shtator. Shtatori erdhi, kështu që ju kërkoj që këtë çështje ta kemi prioritet edhe si një instrument për të zhbllokuar fondet e BE për fermerët. Fonde që mbajnë të bllokuara për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar.
Top Channel