Shantazhonin qytetarë për shuma deri në 1000 euro, arrestohen tre persona në Tiranë! Mes tyre dy të mitur

02/09/2024 11:46

Tre persona janë vënë në pranga pasi shantazhonin qytetarët për t’i marrë atyre shuma të ndryshme parash.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Xhamlliku”, u dokumentuan dy ngjarje.

Policia ndaloi shtetasin L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shantazhonin persona të ndryshëm, për dhënie pasurie për shuma që varionin deri në 1000 €.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA