Rusia ndërmori orët e para të ditës së sotme një sulm masiv ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, me dronë, raketa lundruese dhe balistike.
Të paktën dy persona janë plagosur, ndërkaq zjarri, që u shkaktua nga rënia e copëzave të raketave, ka dëmtuar shtëpi e infrastrukturë. Disa prej raketave ruse megjithatë u arrit të sharroheshin nga kundërajrorët ukrainas.
Sulmi zgjati për rreth dy dorë, duke bërë që të lëshohen alarme ajrore në mbarë Ukrainën. Polonia fqinje, shtet anëtar i NATO-s, sipas agjencisë Reuters, ngriti në ajër avionët e saj dhe të aleatëve për të mbajtur të sigurt hapësirën e saj ajrore gjatë kësaj kohe.
Edhe në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dronë rusë goditën një ndërtesë banimi dhe një shkollë. Ofensiva e Moskës erdhi një ditë pasi ushtria ruse njoftoi se kishte shkatërruar gati 160 dronë që Ukraina kishte nisur drejt rajoneve në Rusi, ç’ka u konsiderua si një prej lëvizjeve më të guximshëm të Kievit ndaj fqinjit të madh agresiv që kur ai nisi pushtimin shkurtin e vitit 2022. Po ashtu, ky sulm u krye disa javë pasi forcat ukrainase nisën një ofensivë në rajonin rus të Kurskut.
Top Channel