Putin mbërrin në Mongoli, vend anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare që kërkon arrestimin e kreut rus (fotot)

02/09/2024 17:45

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Mongoli, vendi anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare sipas urdhrit të së cilës kërkohet arrestimi i tij per krimet ne konfliktin në Ukrainë.

Gjatë vizitës së sotme Putin u takua me liderin mongol Ukhnaa Khurelsukh, me të cilin morën pjesë në një ceremoni për trupat ruse e mongole të rënda në përpjekje kundër Japonisë në 1939, për kontrollin e Mançurisë e Kinës verilindore.

Mijëra ushtarë u vranë në betejën e përgjakshme ku ndodhet sot kufiri mes Mançurisë e Mongolisë.

E sotmja është vizita e parë e Putin në një vend anëtar të Gjykatës Ndërkombëtare, që prej lëshimit të urdhër-arrestit 18 muaj më parë për krimet në luftën në Ukrainë.

Kjo e fundit i ka bërë thirrje Mongolisë të ndalojë Putin për ta dorëzuar në Hagë, por kjo nuk dukej se kishte gjasa të ndodhte në vizitën e sotme.

Mongolia është vendi me popullsi të pakët mes Kinës e Rusisë, dhe është e varur nga kjo e fundit për karburant dhe energji elektrike, ndërsa nga Kina furnizohet me qymyr.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Mongoli, vendi anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare sipas urdhrit të së cilës kërkohet arrestimi i tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA