Menaxhimi dhe Investimet e grupit Kastrati në aeroportin e Tiranës marrin vlerësim maksimal nga drejtuesja europiane.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e pranishme në Samitin e Bledit në Slloveni ka vlerësuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.
“Saktësisht një vit më parë ne prezantuam planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para. Le të ndalemi për një moment dhe të kremtojmë këto arritje, të cilat ju udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jeni shumë krenarë”, theksoi Von der Leyen.
“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë. Kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”, nënvizoi Presidentja e KE-së.
Top Channel