Nëse Kina kërkon Taivanin duhet të pretendojë toka dhe nga Rusia, thotë presidenti (fotot)

02/09/2024 17:23
Lai Ching ben homazhe pe te renet ne ishullin Kinmen. Photograph: Ann Wang/Reuters

Nëse partia komuniste kineze ka pretendime territoriale për Taivanin, atëherë ajo duhet të kërkojë toka edhe nga Rusia, tha presdienti i Taivanit, Lai Ching-te.

Lai bëri dje komenet me mediat vendase, duke evidentuar qasjet e ndryshme të Pekinit për dy momente shumë të ngajshme historike kur vendi ka humbur territore.

Nën regjimin e presidentit Xi Jinping, Kina thotë se Taivani është një provincë e saj “që qeveriset nga separatistë”, dhe është zotuar ta rimarrë Taivanin me procesin që ajo quan  “ribashkim”.

Pekini thotë se Taivnai ka qenë pjesë e Kinës që prej kohërave të lashta, por ishte marrë nga Japonia gjatë periudhës së njohur si “shekulli i turpërimit” ndër vitet 1839 deri në 1949, kur Kina ishte bërë objekt disfatash e nënshtrimi.

Rimarrja e humbjeve territoriale të Kinës është pjesë e retorikës së partisë komuniste, që sot është më e fokusuar në Taivanin fqinjë.

Presidenti Lai, i zgjedhur në janar, tha dje se Kina ka humbur territore edhe ndaj Rusisë gjatë kësaj periudhe, por nuk ka bërë përpjekje për t’i rimarrë.

Ndërsa planet për aneksimin e Taivanit, sipas tij nuk nxiten nga integriteti territorial.

“Sikur të ishte për integritetin territorial përse nuk flasin për tokat e marra nga Rusia me nënshkrimin e traktatin e Aigun? Rusia tai është e dobët, apo jo?” tha ai, duke iu referuar traktatit të vitit 1858 kur Rusia aneksoi 1 milionë km katrorë nga Kina, mes të cilëve  Haishengwei – i njohur sot si Vladivostok.

“Ata mund t’i kërkojnë tokën Rusisë por nuk e bëjnë, kështu që Taivani nuk është motive integriteti territorial,” tha Lai.

Wen-ti Sung, analist për Kinën në ‘Australian National University’, tha se traktati i Aigun ishte një nga aktet më turpëruese për Kinën në shekullin e 20-të, por duket se ata e kanë pranuar legjitimitetin rus për territorin.

Ndërsa dinastia kineze Qing, nënshkroi kalimin e Taivanit te Japonia në 1895, ku në fund të Luftës së Dytë Botërore u vendosën republikanët kinezë, rivale te partisë komunsite dhe krijuan qeverinë alternative në ekzil.

Në vitet 1980 Taivani u kthye në një ‘demokraci’ dhe tashmë është nga vendet më të zhvilluara në Azi. Pekini nuk ka reaguar ende ndaj komenteve të Lai, shkruan The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti Lai, i zgjedhur në janar, tha dje se Kina ka humbur territore edhe ndaj Rusisë gjatë kësaj periudhe, por nuk ka bërë përpjekje për t’i rimarrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA