Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme Igli Hasani dhe atë për të Anti-korrupsionin Adea Pirdeni, kanë mbërritur në Slloveni për të marrë pjesë në forumin e përvitshëm të Bledit.
Në sesionet e këtij forumi do të diskutohet për shqetësimet globale dhe mënyra e trajtimit në mënyrë të barabartë në mbarë botën.
Në faqen zyrtare të këtij forumi shkruhet se do të diskutohet edhe si të ruajmë dinjitetin njerëzor dhe të shkojmë drejt më shumë politikë e përgjegjshme.
“Shqetësimet globale trajtohen në mënyrë të barabartë në mbarë botën dhe sigurojnë që jeta njerëzore të jetë e tillë vlerësohet njësoj kudo. Duhet të ruajmë dinjitetin njerëzor dhe të shkojmë drejt më shumë politikë e përgjegjshme”, shkruhet në faqen e Forumit.
Nga ana tjetër, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Top Channel