
Rama në Fier, fton emigrantët që merren me bujqësi të kthehen: Ju siguroj se ju del më mirë llogaria
22/02 21:13
Fredi Beleri, që sot paradite la qelinë, është pritur nga dhjetëra mbështetës këtë mbrëmje në shëtitoren e Himarës.
Simpatizantë dhe qytetarë himariotë festuan me brohorima dhe fishekzjarrë lirimin e Belerit, i zgjedhur eurodeputet në emër të Demokracisë së Re.
Gjykata e Fierit pranoi sot kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht. Pas dy orësh qëndrimi në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues vendosi për lirimin me kusht të Fredi Belerit, i cili kishte edhe gjashtë javë deri në përfundimin e dënimit.
Top Channel