Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, i cili do të zhvillohet në dy ditë sot dhe nesër
Rama sërish ka marrë vëmendjen të liderëve europianë, ndërsa ishte i veshur me një kravatë me trëndafil dhe atlete të bardha.
Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
“Shqetësimet globale trajtohen në mënyrë të barabartë në mbarë botën dhe sigurojnë që jeta njerëzore të jetë e tillë vlerësohet njësoj kudo. Duhet të ruajmë dinjitetin njerëzor dhe të shkojmë drejt më shumë politikë e përgjegjshme”, shkruhet në faqen e Forumit.
Nga ana tjetër, Kosova përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Top Channel