Korçë/ Pëson infarkt gjatë drejtimit të mjetit, shkakton aksident në bulevard, ndërron jetë në spital

02/09/2024 12:00

Një persona ka pësuar infarkt gjatë kohës që drejtonte mjeti, e më pas ka shkaktuar aksident në bulevard “Republika” në qytet.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se një drejtuesi i një makine tip “Volkswagen”, ka pësuar infarkt gjatë ecjes me makinë në bulevard dhe ka goditur një mjet tjetër që ishte duke qarkulluar në rrugë.

Drejtuesi u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, ku bëhet me dije se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Zvëvendës Drejtori për Sigurisë Publike Korçë, drejtues Bedri Hasanaj deklaratë për mediat pas aksidentit në Korçë: Sot rreth orës 9: 50 në Bulevard Republika pikërisht në këtë vend ku ndodhemi ka ndodhur një ngjatje rrugore, aksident ku dy automjete janë përplasur me njëri- tjetrin një automjet Volkswagen me një automjet Benz ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volkswagen Julian Tusho, i cili gjatë lëvizjes me drejtim drejt qendrës së qytetit ka humbur kontrollin në distancë prej disa metrash duke u spostuar në korsinë e kundërt dhe u përplas me mjetin Benz i cili ka qenë i ndaluar plotësisht në momentin e përplasjes.

Si pasojë, janë marrë masat e menjëhershme për transportimin e tij në urgjencën e spitalit ku si pasojë ka ndërruar jetë më pas.
Drejtuesi i automjetit Benz, nga verifikimet paraprake rezulton se nuk ka konsumuar pije alkoolike dhe ka qenë shkak humbja e kontrollit nga mjeti Volkswagen.

Sipas informacioneve paraprake nga mjekët rezulton se ka qenë një infarkt miokardi që solli humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetin benz.

Faktikisht ka patur pak panik në radhët e qytetarëve por me marrjen e masave të menjëhershme nga policia rrugore dhe urgjenca kombëtare, është bërë e mundur që në një kohë sa më të shpejtë, të merren masa të menjëhershme për sqarimin e rrethanave dhe dërgimin e tij të menjëhershëm në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA