Një 54-vjeçare shqiptare është arrestuar pasi i vuri flakën dy automjeteve në Linoperamata në Greqi.

Autoritetet greke e arrestuan të dielën 54-vjeçaren nën akuzën e zjarrvënien. Konkretisht, ajo akuzohet se pasditen e së shtunës ka hyrë në oborrin e ish-partnerit të saj, një 52-vjeçari me origjinë pakistaneze dhe i ka djegur mjetin në zonën e Linoperamatas.

Flakët kanë djegur edhe një makinë tjetër që ndodhej në të njëjtin oborr, në pronësi të një gruaje greke.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Seksioni Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës, rezultoi se autore ishte 54-vjeçarja, e cila me gjasë e ka kryer këtë akt për arsye hakmarrjeje ndaj ish-partnerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA