Për lirimin e Fredi Belerit nga burgu kanë reaguar edhe mediat greke.
“Kaloi 16 muaj burg – Me këtë vendim Fredi Beleri do të mund të kryejë plotësisht detyrat e tij në Parlamentin Europian”, ka shkruar Protothema.
“Sot është pranuar kërkesa e eurodeputetit të Demokracisë së Re, Fredi Beleri për lirim nga burgu.
Eurodeputeti i Demokracisë së Re, i cili kishte kaluar 16 muaj në burg, paraqiti kërkesën përkatëse korrikun e kaluar, ashtu siç i takon sipas ligjit shqiptar pasi kreu dy të tretat e dënimit.
Me këtë vendim, Fredi Beleri tashmë do të mund të kryejë pa asnjë pengesë detyrat e tij në Parlamentin Evropian.
Vlen të theksohet se gjykata shqiptare kishte shtyrë më parë seancën e kërkesës, me arsyetime të ndryshme. Shtyrja e fundit ka ndodhur në fund të korrikut, me gjyqtarët që ia atribuojnë pushimeve verore”, vijon shkrimin media greke.
Top Channel