Fredi Beleri lirohet me kusht nga burgu, ndërsa i kishin mbetur edhe 6 javë.
Gjykata e Fierit e pranoi kërkesën e avokatit, pas tri seancash të dështuara, ku Beleri kërkonte lirimin me kusht.
Pas dy orësh qëndrimi në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues ka vendosur për lirimin me kusht të Fredi Belerit, i cili ka edhe gjashtë javë deri në përfundimin e dënimit.
Beleri është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Fier për përfundimin e procedurave të nevojshme dhe më pas do të lirohet.
“E pranoi kërkesën gjykata, urdhëroi lirimin para kohe, i mbeteshin edhe 6 javë, respekte për gjykatën, lirimi para kohe me kusht, dy muaj i kishin mbetur. Pronari që i ka çelësat e burgut dha leje pas zgjedhjeve që të dali”, tha avokati i Belerit, Geni Gjyzari.
Top Channel