Një vatër zjarri në bjeshkën e Shishtavecit afër Gurit Mëngjesit, që u ndez një ditë më parë, u aktivizua sërish sot për shkak të erës së fortë.
Zjarri nuk kurseu as pikën turistike të Shishtavecit atë të “Gurit të mëngjesit”, zona më atraktive e parkut natyror Korab-Kallabak-Koretnik. Temperatura e lartë po ashtu favorizon përhapjen e flakëve.
Ndërkohë, kryeplaku i fshatit Shishtavec ka kërkuan ndihmën e banorëve për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në afërsi të vatrës së zjarrit është edhe një grup i policisë së Kukësit që po heton shkaqet e rënes së zjarrit dhe dyshimet e para janë te çobanët e fshatit, që mund të kenë provokuar rënien e zjarrit, duke hedhur cigare në tokë.
Zjarri ka shkrumbuar tapetin e gjelbër me lule e dëllinjë, që përbënë kurorën e “Shtegut të ngjyrave”.
Top Channel