Vdekja e Matthew Perry, aktorit të njohur si “Chandler” në serialin e famshëm “Friends”, ka përgjegjës.
Pas humbjes së tij në tetor të vitit 2023, ngjarje që tronditi Hollywood-in, një gjykatë federale në Los Anxhelos i ka hequr licensën njërit prej dy mjekëve të akuzuar për dhënien e ketaminës ndaj aktorit që ndërroi jetë nga mbidoza. Bëhet fjalë për doktorin Mark Chavez, 54-vjeçari që tashmë ka shfaqur pendesë, ka pranuar një marrëveshje me prokurorët. Ai pritet të deklarohet fajtor për furnizimin me ketaminë në shkelje të ligjit.
Ndërsa mjeku tjetër, Salvador Placencia, akuzohet se ka blerë ketaminë nga Chavez për t’ia shitur me një çmim shumë më të lartë Mattheë Perry. Por është zbuluar gjithashtu se Jasvin Sangha, i njohur me nofkën “mbretëresha e ketaminës”, akuzohet se ka furnizuar dozën që vrau aktorin 54-vjeçar.
Gjyqi i tyre është caktuar për në tetor. Deri atëherë, Mark Chavez pritet të pranojë fajin për të shmangur gjykimin. Avokati i tij tregoi se Chavez është penduar” për veprimin e tij. “Klienti im pranon përgjegjësinë (e tij). Ai po bën gjithçka që mundet për të bashkëpunuar… dhe është jashtëzakonisht i penduar”, u tha Matt Binninger gazetarëve jashtë gjykatës.
Ilaci anestetik, fillimisht u mor nga aktori nën mbikëqyrje si pjesë e seancave për trajtimin e depresionit. Por kur iu mohua rritja e dozës, Matthew Perry e gjeti në mënyrë tjetër.Një zyrtar i DEA i përshkroi Placencia dhe Chavez si mjekë “mashtrues” që “shkelën betimin e Hipokratit”.
Top Channel