U dha ryshfet dy punonjësve të IMT Elbasan për një objekt pa leje/ Pas urdhrit të SPAK, arrestohet 51-vjeçari

01/09/2024 10:52

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u dha ryshfet dy punonjësve të IMT Elbasan për një objekt pa leje.

Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit” G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan ra në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Deceit”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje ryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.

Materialet ndaj tij i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA