Tapë në timon dhe shpejtësi tej normave të lejuara/ 44 shoferë të arrestuar në një javë, 149 leje drejtimi të pezulluara

01/09/2024 11:36

44 drejtues mjetesh kanë rënë në pranga në një javë në vendin tonë.

28 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

149 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23 259 gjoba, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurimit, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, për manovra të rrezikshme në rrugë, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit, për parkim të gabuar dhe për shkelje të tjera.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA