Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, tre automjete dhe tetë biznese të dëmtuara
Një grup të burgosurish shqiptarë në burgun Lorusso dhe Cutugno dhunuan rëndë një të dënuar maroken.
Ngjarja, që ndodhi në 30 gusht, u raportua nga sindikata Osapp , e cila flet hapur për një “luftë midis bandave”, ku përfshihen të burgosur të kombësive të ndryshme.
Sulmi i shqiptarëve dyshohet se ndodhi për hakmarrje, pasi të enjten e kaluar grupi i marokenëve kishin rrahur dhe shpërfytyruar një prej të burgosurve shqiptarë.
Sipas Osapp, rreth dyzetë shqiptarë përfituan nga ndërrimi i turnit të policëve të burgut dhe u ngjitën në katin e katërt, ku pasi sulmuan punonjësit, u morën çelësat e qelive, duke arritur në dhomën e të burgosurit maroken.
Dy policë mbetën të plagosur, një prej të cilëve duket se është goditur nga një krevat dhe ka pësuar një thyerje të brinjës.
“Për të njëqindtën herë, e gjejmë veten duke deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht ‘në duart e të burgosurve’. Në luftën mes bandave, efektivët e policisë janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të paaftë për të reaguar në kohë, siç tregohet nga vjedhja e çelësave”, shprehet sekretari i përgjithshëm i Osapp, Leo Beneduci.
Top Channel