SHBA, vdekja e studentit shqiptar/ Detajet drithëruese në Top Story për studentin ekselent që e preu në besë shoku i ngushtë

01/09/2024 18:55

Gjyqi për vdekjen e një 21-vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjoze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.

Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një medikament dhe e çoj në helmim studentin ekselent shqiptaro-amerikan, Denis Preka.

Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.

Djaloshi shqiptar me zemër të artë, sic e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimagjinueshëm.

Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një medikament i paligjshme i dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington që e çoi të riun shqiptar drejtë helmimit duke i marrë jetën. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.

Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ka udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike.

Prej disa javësh stafi i Top Story ka mbajtur një korrespondencë komunikimesh me autoritetet më larta në Detroit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Guvernatoren e Shtetit, Studion Ligjore, Gjykatën dhe Stacionin e Policisë që raportoi i pari për gjetjen e trupit të pajetë të Denisit

Këtë të enjte, në 5 shtator Grida Duma do të sjellë ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA