Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, momenti kur 71-vjeçari pedofil shkon në gjykatë, ngacmoi të miturën në këndin e lojërave

01/09/2024 11:57

Pëllumb Lamçe, i moshuari që ngacmoi seksualisht një 9-vjeçare disa ditë më parë në këndin e lojërave në fshatin Sheqeras të Maliqit ishte i rrethuar nga disa policë në momentin që u paraqit në seancën gjyqësore në Gjykatën e Korçës.

Gjykata e Korçës e la në burg 71 vjeçarin.

Seanca gjyqësore filloi në orën 11 të paradites së sotme, ku Pëllumb Lamçe doli para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për veprën penale të “marrëdhënie seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë. Mbrojtja e të pandehurit, i përfaqësuar nga avokat i vendosur kryesisht, kërkoi një masë më të butë sigurie për 71 vjeçarin.

Deri në këtë fazë të hetimit, veç dëshmisë së të miturës, familjarëve dhe 27 vjeçares që e shpëtoi, prokuroria ka administruar si provë materiale edhe disa pamje filmike të bëra nga 27 vjeçarja në momentin kur edhe i moshuari edhe e mitura kanë qenë të dy të zhveshur.

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ia kishin marrë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Lamçen deri në përfundim të hetimeve.

Ngjarja u regjistrua 3 ditë më parë në fshatin Sheqeras të Maliqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA