“E zgjova kapitenin Xhejms Katfilld kur era ishte me shpejtësi 20 nyje. Ai dha urdhër të zgjoheshin të gjithë të tjerët”.
“Më pas hodha jastëkët me ajër dhe spirancat, mbylla dritaret e sallonit dhe disa vela të vogla”. Kjo është ajo që Matthew Griffiths, marinari që ishte roje në jahtin “Bayesian” natën e stuhisë, u tha hetuesve.
Jahti u mbyt më 19 gusht në detin e Portiçelo, në zonën e Palermos. Aty humbën jetën 6 persona, mes të cilëve miliarderi britanik Mike Lynch dhe vajza e tij, por edhe miliarderi amerikan Xhonatan Blumer dhe avokati i njohur Kris Morvilo.
Griffiths, i mbrojtur nga avokatët Mario Skopezi dhe Korrado Bregante, të cilët gjithashtu ndihmojnë edhe oficerin inxhinier Tim Parker Eton, u dëgjua si një person i informuar për faktet. Detari nuk do të foli për gjendjen e dyerve, pasi tha se ato nuk ishin përgjegjësi e tij. “Anija u anua dhe ne u hodhëm në ujë. Më pas arritëm të dilnim” shtoi Griffiths.
“Ne u përpoqëm të shpëtonim ata që mundëm. Varka po anohej me shpejtësi dhe ne po ecnim duke u mbështetur nëpër mure – shpjegoi marinari -. Ne shpëtuam ata që mundëm, madje kapiteni Kutfield shpëtoi vajzën e vogël dhe nënën e saj”.
Prokuroria ka kërkuar edhe një përshkrim Teknik nga inxhinieri Tim Parker Eton dhe marinari Mattheë Griffiths për të kuptuar shkaqet e mbytjes së anijes. Ende ka vështirësi për të kuptuar gjendjen e jahtit dhe nëse kishte një defekt për të cilin askush nuk ishte në dijeni. E dyta, hetuesit synojë të zbulojnë nëse ishte një ngjarje e papritur dhe e dhunshme prej motit të keq, apo ishte e parashikueshme.
Atë natë në zonë ka pasur një stuhi të fortë, por sipas asaj që u deklaruan avokatët e të dyshuarve, nuk kishte pasur as paralajmërime për stuhi dhe as alarme të veçanta. Ndërsa një prej prokurorëve të çështjes deklaroi pak ditë më parë se bëhej fjalë për një shpërthim, por më pas nuk ka dhënë asnjë detaj, duke shtuar Akoma më shumë dyshimet për një ngjarje që nuk erdhi për shkaqe natyrore.
Top Channel